Zemra vs Mendja, nga Fyodor Dostoevsky

Kritikë Letrare Kulturë Libri Reportazh / Profil

“Shpirti, dashuria, Zoti njihen dhe ndihen nëpërmjet zemrës, jo mendjes. Arsyeja është një vegël, makinë, që drejtohet nga zjarri shpirtëror”.

Shumë shkrimtarë e filozofë të njohur kanë dhënë mendimet e tyre në lidhje me përballjen e përjetshme mes zemrës dhe mendjes.

“Zemra ka arsyet e veta që arsyeja nuk i njeh”,- ka shkruar Blaise Pascal.

Por mbase përshkrimi më i mirë i kësaj lufte mes zemrës dhe mendjes ka ardhur nga një djalosh adoleshent, i cili vite më vonë do të bëhej një nga shkrimtarët më të njohur të të gjitha kohërave.

Në vitin 1838, pak para ditëlindjes së tij të 17-të, Fjodor Dostojevski i shkroi një letër të vëllait, Mikhail:

“Për ditur më shumë, duhet të ndjesh më pak. “Shpirti, dashuria, Zoti njihen dhe ndihen nëpërmjet zemrës, jo mendjes. Mendimi lind në shpirt. Por arsyeja është një vegël, makinë, që drejtohet nga zjarri shpirtëror”.

Rrjedhimisht, sipas tij poezia dhe filozofia na çojnë drejt njohjes së të vërtetës së ekzistencës: të dyja të domosdoshme, por njëra prej tyre superiore.

“Poeti në momentet e frymëzimit e kupton Zotin dhe rrjedhimisht bën punën e filozofit. Frymëzimi poetik nuk është as më shumë e as më pak se frymëzim filozofik. Ndërsa filozofia nuk është gjë tjetër veçse poezi, nga ajo e kulluara”./botimeshqip

Share: