Salsano Rrapi rrëfen arsyen: Ja pse nuk flas me Julian Dedën

Kulturë Shkencë & jetë Sociale

Moderatori dhe aktori i njohur i “Portokalli”, Salsano Rrapi, ka folur së fundmi rreth marrëdhënies së tij me kolegët.

I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli”, ai ka treguar se si i ka marrëdhëniet me kolegët që janë larguar nga spektakli i humorit.

 

I pyetur nga prezantuesit, Salsano ka treguar një sekret që e mbante prej vitesh. Rrapi ka zbuluar se personi i vetëm i larguar nga “Portokalli” me të cilin nuk flet, është aktori i njohur, Julian Deda.

Sipas Salsanos, në mes tyre nuk ka pasur asnjë konflikt, por thjesht ashtu kanë ardhur gjërat.

“Me të gjithë të larguarit nga portokallia shkoj shumë mirë pavarësisht se na ka ndarë koha, puna. Me të vetmin person që nuk komunikoj është Jul Deda. Nuk kam pasur ndonjë konflikt por thjesht nuk flas, ose atij i duket meqë ka ikur e nuk do ti flas asnjërit. Madje “Hekri”, një nga personat ka qenë me SHBLSH-at, me Jul Dedën. ky program është si në futboll, nëse të paguan dikush më shumë ikën”, është shprehur Salsano Rrapi.

Share: