Gjobat do t’i vendosë agjenti i Policisë Rrugore, jo më nga Komisioni i Policisë Rrugore

Kryesore Sociale

Të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët bëjnë shkelje të Kodit Rrugor, masat administrative të gjobave nuk do të vendosen më nga komisioni i cili vepron pranë Policisë Rrugore, por nga efektivi i cili konstaton shkeljen. Janë këto ndryshimet që do të pësojë Kodi Rrugor. Drafti i propozuar nga policia rrugore është depozituar pranë  ministrisë së Brendshme dhe pritet të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë.

Burime zyrtare pranë drejtorisë së Policisë Rrugore, thanë për TV Klan se ndryshimet për Kodin Rrugor në nenin 201 propozojnë që masat administrative të shqyrtohen tek organi administrativ shtetëror vetëm nëse do të kërkojë kundravajtësi, në të kundërt masa administrative do të vendoset dhe ekzekutohet nga agjenti i policisë.

Deri më sot masa e gjobës në vend për kundërvajtjet e parashikuara në nenet e këtij Kodi jepet nga agjentiverifikues me një shumë deri në pesë mijë lekë, mbi këtë shumë drejtuesit e automjeteve drejtoheshin pranë komisionit të policisë rrugore, i cili në mjaft raste ishte kosto e dyfishtë për qytetarët. Këta të fundit duhet të prisnin me orë të tëra të radhë për të dalë para këtij komisioni.

Kundër vendimit të dënimit nga organi administrativ shtetëror drejtuesi i automjeteve mund të bëjë ankimim brenda 5 ditëve nga dita e shpalljes në gjykatën e rrethit ku është kryer kundërvajtja.

Share: