Targat e Provës, nga 11 shkurti aplikimi online

Aktualitet Kryesore

Subjektet nuk do të sorrollaten më për të siguruar për automjetin e tyre një Targë Prove. Nga data 11 Shkurt, aplikimi dhe ndjekja e procedurës do të bëhet online, me qëllim shmangien e vonesave dhe abuzimit. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, përmes një njoftimi zyrtar.

Sipas DPSHTRR-së subjektet do të mund të aplikojnë online edhe për rinovimin e autorizimeve të dhëna para 2018-s ,apo nëse do të bëjnë një aplikim të ri për sipas Licensës/Aktivitetit. Falë reformave për lehtësimin e shumë shërbimeve të ndërmarra së fundmi, shumë aprovime e praktika po bëhen online.

Nga 11.2.2019 Aplikimi për Targë Prove Online! Rinovim i Autorizimeve të dhëna para 2018! Aplikim i ri për subjektet sipas Licensës/Aktivitetit! Aprovimi/Informimi me email! FUND sekserëve e sorrollatjeve!

Kategorizim i TPL sipas mjeteve”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Nga 1 Shkurti sikurse ishte premtuar, targat e Provës po jepen me regjistër të veçantë dhe në sistem. Ndryshimi vjen me Librin e Lëvizjes që do dokumentojë shasinë, datën, emrin e personit në timon (përgjegjësi/vartësi i subjektit).

DPSHTRR do rinovojë targat e dhëna më parë duke aplikuar kushtet e reja. Ndryshimi lehtëson kontrollin nga Policia Rrugore dhe nga Task Forca e Transportit Rrugor, zgjidh problemin e vjetër të autorizimit të kufizuar vjetor duke e bërë automatikisht të rinovueshme të drejtën e përdorimit me blerjen e Librit të Lëvizjes (kush lëviz më pak, shpenzon më pak), rritet e drejta e përdorimit nga çdo i autorizuar/punësuar/vartës i subjektit, disiplinon në vetvete lëvizjet me këtë targë duke u bazuar te vetëdeklarimi në Librin që shoqëron targën në automjet dhe i jep seriozitet vetë Targës së Provës për një mbulim të plotë këtej e tutje me TPL nga siguracionet. Tarifat ekonomike, rinovim i të gjitha targave aktualisht në përdorim ose që kishin skaduar si autorizime.

Share: