Cardi B, pesë veta për ta ndihmuar me fustanin në tapetin e kuq

Kulturë

Ajo është një nga yjet më të mëdhenj të muzikës së momentit, dhe është në stilin e saj që Cardi B të përpiqet të bjerë në sy me veshjen. Në ceremoninë e mbrëmshme të “Grammy Awards” reperja është shfaqur me nje fustan me perla të stilistit francez Thierry Mugler i cili kishte një model të çuditshëm dhe aspak të rehatshëm.

26-vjeçare u shoqërua nga bashkëshorti i saj, Offset, dhe katër të tjerë për ta ndihmuar të parakalonte në tapetin e kuq të eventit.

Reperja, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Marlenis Almánzar – dukej absolutisht mahnitëse.

Kjo është dalja e saj e parë publike me Offset, që pas ribashkimit të tyre, i cili ndodhi pak javë më parë.

Share: