Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka cilësuar si krizë të vërtetë globale faktin se rezistenca ndaj ilaçeve mund të vrasë më shumë se 10 milionë persona deri në vitin 2030, ndërsa duket se ky është një fenomen gjithmonë e më në rritje.
Ndërhyrjet kirurgjikale dhe sëmundjet më të përhapura, janë kthyer në një rrezik të vërtetë për shkak të nivelit alarmues të injorimit të ilaçeve krejt të zakonshme, ndërsa në raportin e fundit të OKB-së rezistenca e monitoruar në vendet e pasura dhe të varfra, shkakton 700 mijë vdekje në vit.
Përveç antibiotikëve, janë në rrezik dhe anti-parazitët e anti-mikrobet, ndaj ekspertët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme në nivel global. Në rast të kundërt parashikohet se rezistenca deri në vitin 2030 do të shkaktojë rreth 10 milionë viktima.
Ekspertët japin dhe disa udhëzime emergjente që shtetet duhet të ndërmarrin, ku mund të përmendim një plan kombëtar që të shtojë burimet në dispozicion për tu përballur me problemin, aktivizimi i sistemeve rregullatore të ashpra dhe fushatave informuese për të kufizuar përdorimin e antibiotikëve tek njerëzit, kafshët dhe lulet, por dhe investimi në teknologji të reja.