Pas mbledhjes së kryesisë, Basha përgjigje ambasadës së SHBA me shprehjen e Lincoln

Aktualitet Kryesore Politikë

Partia Demokratike zhvilloi një mbledhje me kryesinë, ku u miratua djegia e mandateve me votë unanime nga të gjithë deputetët e kësaj force.

Djegia e mandateve nuk është qëllim në vetvete. Djegia e mandateve është alternativa i fundit që i është lënë opozitës që të arrijë një qëllim madhor. Të shembë një qeveri të krimit, për krimit dhe nga krimi dhe ti japim shqiptareve një qeveri të njerëzve, për njerëzit dhe nga njerëzit.”, tha Basha në një deklaratë për mediat.

Sakaq ai i ka dhënë përgjigje edhe reagimit të ambasadës SHBA, ku u shpreh:

“Nuk komentoj kurrë asnjë deklaratë të përfaqësive të huaja në Tiranë por dua tua them qartë dhe shkoqur se për mua dhe PD nuk ka frymëzim më të madh se SHBA dhe demokracia amerikane. Në veçanti veçoj Presidentin Lincoln dhe dua ta citoj: Se ky komb nën zot do ketë lindje të re, qeverisja e njerëzve nga njerëzit për njerëzit nuk do të zhduket nga ky dhe”.

Share: