Aktivistë të shoqërisë civile e quajnë seksiste logon e Pavarësisë, e dizajnojnë një me grua

Aktualitet Kryesore Politikë

Debat e shumë reagime ka nxitur të dielën logoja e 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në të cilin shihet silueta e një ushtari, me mbishkrimin “Kosova, nder dhe detyrë.”

Aktivistë të të drejtave të njeriut dhe të shoqërisë civile, e kanë quajtur këtë logo diskriminuese dhe të papranueshme.

Në shenjë pakënaqësie, aktivistja Teuta Hoxha-Jahaj ka modifikuar logon duke e vendosur figurën e një gruaje, raporton KTV.

Sipas saj, logoja e lansuar nga Qeveria e Kosovës nuk e përfaqëson barazinë dhe mohon punën e grave dhe vajzave në shoqërinë kosovare.

Por, zyrtarë qeveritarë kanë thënë se logoja nuk duhet parë si e tillë.

Orhan Hajrizi nga protokolli i shtetit, nëpërmjet telefonit, ka thënë për KTV-në se logoja është bërë në nderim të formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Vitin e kaluar, për dhjetëvjetorin e pavarësisë, presidenca kishte anuluar logon e parë pas dyshimeve se ishte plagjiaturë.

Image
Share: