Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një koment edhe për deklaratat e maxhorancës për reformën zgjedhore dhe bashkëpunimin me opozitën.
I pyetur se çfarë përshtypjesh ka kur dëgjon përfaqësuesit e maxhorancës dhe kryeministrin Edi Rama kur thotë se kjo nuk ishte një reformë në fakt por një përpjekje për ta përfshirë opozitën në proces, Meta kujtoi ish-presidentin Ramiz Alia.
“Kur dëgjoj deklarata të tilla nuk më mbetet gjë tjetër veçse të kem pak nostalgji për ish-presidentin komunist Ramiz Alia i cili i shtyu zgjedhjet në vitin 1991 për t’i dhënë mundësi opozitës që të merrte pjesë në zgjedhje”, deklaroi Meta.