“Facebook” rrezikon një gjobë prej 5 miliardë dollarë, ja arsyeja

Shkencë & jetë

Rrjeti social “Facebook” rrezikon një gjobë deri në 5 miliardë dollarë nga ana e komisionit federal tregtar.

Bëhet e ditur se agjencia qeveritare amerikane heton mbi shkeljen e mundshme të një marrëveshjeje të 2011-s që garantonte privatësinë e përdoruesve, pas skandalit të Cambridge Analytica, që ka patur akses në 87 milionë përdorues pa dijeninë e tyre.

facebook

Për këtë fakt, kompania ka listuar si humbje në bilanc 3 milionë dollarë, në pritje të përfundimeve të hetimit.

Shuma, ka pasoja negative në rezultatet e semestrit të parë, pavarësisht se fitimet janë rritur në plan vjetor me 26 për qind, në 15.08 miliardë dollarë, duke kapërcyer parashikimet e analistëve.

Rritja e fitimeve është ndihmuar edhe nga ngritja e “Instagram”-it dhe e shpenzimeve publicitare të kompanive. Por, fitimi neto ka shënuar një farë rënieje. Kjo kryesisht për shkak të përgatitjeve për sanksionin e mundshëm, që sidoqoftë nuk duket se i tremb investitorët: Në bursë, aksionet e “Facebook” kanë rezultuar me rritje.

Ajo që ndihmon platformën, është ecuria e mirë, pavarësisht skandaleve të kohëve të fundit. “Facebook” nuk resht së tërhequri përdorues të rinj dhe mbetet një platformë tërheqëse edhe për aksionistët dhe investitorët. /tch/

Share: