Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, ka surprizuar ditën e sotme një nga vogëlushët më të dashur të emisionit “Në Kurthin e Piter Pan”.
Vejsiu ka shkuar në fshatin Mushqeta ku jeton “teramelja”, Xheison Bafti së bashku me familjen.
Alketa ka zbuluar nëpërmjet disa postimeve në “Instastory” se e ka surprizuar Xheisonin në shkollë si dhe ka shkuar te shtëpia e tij.
Kujtojmë se më herët, moderatorja ka premtuar se do t’i ndryshojë jetën vogëlushit dhe sot ka shkuar pranë tij për të mbajtur fjalën.
Në një video të postuar nga Alketa, ajo shfaqet te shkolla e vogëlushit dhe e e këshillon Xhejsonin që të mësojë shumë, ndërkohë që ai i tregon se ka një shkrim të keq!