Zbulimi/ Shkencëtarët gjejnë kur fillojnë dallimet midis trurit të meshkujve dhe femrave

Shkencë & jetë

Nga një kërkim shkencor i pari i këtij llojit, studiuesit pohojnë se kanë gjetur se dallimet midis trurit të burra dhe grave fillojnë që në mitër.

Përfundimi ka gjasa të jetë i diskutueshëm, pasi disa ekspertë, kryesisht ata që mbështesin lëvizjet feministë, pretendojnë se ndikimet sociale janë më të rëndësishme.

Por shkencëtarët që kanë bërë skanime të trurit tek 118 fetuse në gjysmën e dytë të shtatzënisë për të analizuar lidhjet midis gjinisë dhe zhvillimit të trurit, besojnë se dallimet janë biologjike.

Profesor Moriah Thomason, nga Universiteti i Nju Jorkut “Langone”, tha se një nga dallimet kryesore ishte lidhja midis zonave të largëta të trurit.

Sipas studimit, botuar në revistën ” Developmental Cognitive Neuroscience”, truri tek fetuset femra në mitër prodhuan “netuork” me rreze më të gjata.

Profesor Thomason tha se kjo ishte më pak e vërtetë për djemtë, të cilët ishin ‘më të ndjeshëm ndaj ndikimeve mjedisore’.

Share: