Bashkë me ardhjen e sezonit veror, shtohen edhe dasmat por ato që marrin posaçërisht vëmendjen tonë janë dasmat e shoëbizit shqiptar. Burime tregojnë se Gaz Paja, aktori i njohur i “Portokalli”-së do t’i japë fund beqarisë këtë verë teksa po bëhet gati për një dasmë të madhe.
Ndonëse kanë disa vite bashkë, Gaz Paja dhe e dashura e tij Ira nuk kanë preferuar ta bëjnë shumë mediatike historinë e tyre megjithatë paparacët kanë mundur t’i fotografojnë në vendet që kanë frekuentuar bashkë. Aktori nga ana tjetër, nuk ka preferuar të japë shumë detaje rreth bukuroshes, që i ka rrëmbyer zemrën, por në një intervistë për emisionin “Wake up”, vitin e kaluar ai e cilësoi atë si “E bukura e dheut”. Epo urime Gazi! Mezi presim të marrim vesh detajet e tjera të dasmës. Me siguri do të jetë nga më të bukurat!