Data 7 maj shënon ditëlindjen e moderatores së njohur, Arbana Osmani, dhe regjisorit Eduart Grishaj, një rastësi e bukur që ndoshta i ka bashkuar më shumë me njëri-tjetrin.
Prej disa kohësh po përflitet për një romancë të mundshme mes tyre, por ata të dy ende nuk kanë konfirmuar apo mohuar këto thashetheme.
Por pavarësisht kësaj, ditën e sotme ata nuk kanë ngurruar që të urojnë njëri-tjetrin publikisht në rrjetet sociale.
Arbana ka postuar një foto të Eduartit në “Instastory” ku shkruan: “Gëzuar ditëlindjen binjak”.
Ndërkohë regjisori i “Dua të të bëj të lumtur”, Eduarti ka postuar në profilin e tij në “Instagram” një foto ku shfaqet së bashku me Arbanën.
“Arsye për të festuar ditëlindjen! Edhe 100 e rralla”, shkruan Grishaj bashkëngjitur me foton që e shoqëron edhe me një emoji me zemër.