Kryeministri Edi Rama ironizoi koalicionin opozitar që u formua pak ditë më parë ku Partia Demokratike firmosi marrëveshje me 13 parti të tjera të opozitës për largimin e Ramës dhe formimi i një qeverie tranzitore.
Nga foltorja e Kuvendit Rama tha se Mediu është “xhep falco” i Saliut ndërsa, Dashi Nardi, Qirje Vangjeli, zihen kush të paguajë shoferin e furgonit dhe dy vende bosh për pasagjerët që gjejnë rrugës dhe thonë, ne kemi firmosur koalicionin e fitores për mos hyrje në zgjedhje.
“Fatmir Mediu i cili hyn në çdo parlament si xhep fallco i Saliut. Eshtë gjithmonë aty tek lista e PD-së edhe thotë partitë fantazëm nuk mund të marrin peng demokracinë, ndërkohë që, Fatmiri, Dashi, Nardi, dhe Qirje Vangjeli do të sakrifikojnë që demokracia mos të merret peng, bashkë me partitë e tyre, katër kryetar që zihen se kush do paguajë shoferin e furgonit dhe dy vende bosh për pasagjerët që gjejnë rrugës dhe thonë, ne kemi firmosur koalicionin e fitores për mos hyrje në zgjedhje.
Dhe tani shqipëtarët, janë budallenjë që do të shkojnë pas koalicionit të fitores, për të ndaluar të tjerët të bëjnë zgjedhjet e tyre e pastaj për tu futur nëpër burgje, si të persekutuar politikë, për shkak se i besuan filxhanit të Monikës.
Kjo është një fantazi e shfrenuar e njerëzve te deëshperuar që nuk dinë më ca flasin, nuk dinë më ça bëjnë, nuk dinë më ca kërkojnë, dinë vetëm kaq që të bëhët nami edhe pastaj të dali ku të dali ,dhe Saliu del këtu me kapuc i duket vetëm hunda, vjen vërdallë këtu nga ana tjetër thotë “Bindja Demokratike” andej, edhe të shofim, rremujë duam që të dali ku të dali dhe thonë pastaj, jo ne nuk e kemi për reformën në drejtësi,ne nuk e kemi se po krijohet këto institucionet e reja në drejtësi ,ne nuk e kemi se duam të pengojmë negociatat etj etj ne duam të çlirojmë Shqipërinë.
A ju kujtohet Republika e re që do çlironte Shqipërinë, a ju kujtohet e gjithë fushata e 2017 për të cilën akuzoheshim ne që kishim blerë votat ishte fushata e Luëlzimit për të shpëtuar viktimat e Partisë Demokratike nga lekët e SHPK së tregtarit të Venedikut të Ilirit bashkë me të shoqen Monikën, ku ikën ato? Apo harrova doli telefonata.
Doli një telefonatë. E gjitha kjo është një fatëkeqësi relative. E vërteta apsolute është që nuk na mundin dot ndaj kanë hyrë në një proçes të mundjes së vetvetes.
Ne kemi pëgjegjësinë maksimale, jo të fitojmë zgjedhjet, por të vazhdojmë të dëgjojmë njerëzit, të punojmë për njerëzit, dhe të vazhdojmë të qeverisim, duan ata, s’duan ata, do Fatmiri , sdo Fatmiri bashkë me Dashin,Nardin dhe qirje Vangjelin.”- tha Rama.