Aksident tek ish-Blloku/ Arbana Osmani debat me policin, ja personi që i qëndron pranë (Foto+Video)

Kronikë Shkencë & jetë

Moderatorja e dashur për publikun shqiptar, Arbana Osmani, duket se sot ka patur një ngjarje jo shumë të këndshme.

Teksa ndodhej në zonën e ish-Bllokut, Arbana është përplasur me një makinë tip “Benz”, ngjyrë gri. Ky mjet drejtohej nga zonja bionde që shfaqet në video, shkruan JOQ.

arbana aksident1

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka qenë edhe një polic, i cili nga pamjet duket se ka “detyruar” Arbanën që të firmosë një gjobë, edhe pse ajo nuk ka qenë shumë dakord.

Edhe pse nuk ka pasur asnjë të lënduar apo dëme material të konsiderueshëm, moderatorja duket e shqetësuar teksa komunikon me policin.

arbana aksident

Përveç aksidentit, vëmendjen e tërheq edhe personi tjetër që ndodhej në ato momente me moderatoren. Ai është regjisori i “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj, me të cilin përflitet se Arbana është në një lidhje.

 

 

 

 

 

Share: