Duke marrë shkasë nga vendimi i parlamentit holandez për vendosjen e regjimit të vizave për Shqipërinë, nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, shkruan se shqiptarët duhet të ngrihen për të mos lejuar rikthimin në ditët e errëta.
Reagimi i plotë i Palokës:
Çdo dite vetëm lajme të këqija për shqiptaret, dhurate e një qeverie dhe një kryeministri qe jo vetëm po shkatërron te ardhmen, por po na kthen mbrapa ne kohet me te errëta.
Nuk ka kaluar shume kohe, por për fat të keq ne jemi njerëz që memorien e kemi te shkurtër…2010-2019
Nuk ka kaluar shume nga koha kur në tentativë për të shkuar drejt perëndimit, qindra jetë shqiptarësh humben në ujërat e ftohta të detit apo rrëpirat e maleve. I kemi harruar!!!
Kemi harruar radhët e gjata neper ambasada! Prindër qe prisnin me muaj për një vize sepse i kishte marre malli per femijet emigrant. Vize qe ne shumicën e rasteve as nuk arrinin ta merrnin ne se nuk paguanin sekserë e matrapazë jashtë e brenda ambasadave…
Nuk ka nevoje te tregoni mirënjohje as për Berishen e as për Bashën që bënë të mundur liberalizimin e vizave, por të paktën ngrihuni për vete e mos lejoni që për shkak te një kryeministri mostër, te rikthehemi ne ditët e zeza kur trajtoheshim si qytetare te dorës se fundit nga Evropa.