‘Opozita e re’ merr postin e nënkryetarit të Kuvendit. Ja komisionet që do drejtojë

Aktualitet Kryesore Politikë

Opozita e re në Parlament pritet të marrë një nga postet e rëndësishme drejtuese, atë të Nënkryetarit të Kuvendit.

Këtë fakt e ka bërë të ditur sot kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili ka ftuar grupet parlamentare të opozitës së re që të marrin postet që kishin paraardhësit e tyre të PD dhe LSI-së në Kuvend.

Sipas Ballës, opozita e re do të marrë postin e Nënkryetarit të Parlamentit, kryetarin e Komisionit të Mediave dhe Arsimit, Kryetarin e Komisionit të Integrimit Europian dhe Komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale.

Këto komisione do të sipas Ballës do të drejtohen nga deputetët e rinj të listave të PD dhe LSI-së.

Po ashtu ata do të jenë pjesë dhe të delegacioneve parlamentare që përfaqësojnë Shqipërinë në institucionet ndërkombëtare.

 “Ju jeni deputetët tërësisht legjitim në funksionin tuaj. I bëj thirrje të dyja grupeve të konturuara tashmë, ju lutem bëni propozimet për të marrë të gjitha pozicionet që i takojnë opozitës.

Tre kryetarët e komisioneve, nënkryetarin e Parlamentit dhe të gjitha delegacionet e tjera, të cilat me të drejtë i takojnë opozitës. Punë të mbarë në këtë ushtrim demokratik të punës së Parlamentit”.

 

Share: