Kryeministri Edi Rama ka folur sot për akuzat politike se është ai pas vendimit për të krijuar Partinë e “Bindja Demokratike” e Astrit Patozin.
Rama tha se Astrit Patozin e ka futur Sali Berisha në zgjedhje. Sipas tij Berisha ka vendos që një çun do jetë në rrugë (Bashën), ndërsa një çun në zgjedhje(Patozin).
“Pse e kam formuar unë dhe se ka formuar Saliu, ma thoni pak, si e formova unë me Astrit Patozin dhe nuk e formoi Saliu, ku ndryshon Patozi nga Saliu, në një pikë vetëm, ose më saktë nga Luli.
Luli bashke me Saliun merrnin pjesë në aferat e qeverise, Astrit i bënte avokatin këtu me duar në xhepa pa qenë asnjëherë në qeveri.
Patozin e ka futur Saliu në zgjedhje jo unë, një çun për rrugën një për zgjedhje dhe të shohin ku të dalë dhe mirë hoqëm me PD dhe tani u dashka të krijojmë edhe një bindje, pak hoqëm.
Si dola unë që paskam nxitur zonjën Hajdari të mos ikë nga Kuvendi?! As e kam takuar asnjëherë e kam parë vetëm në distancë nga karrigia, dhe nuk kam komunikuar, të më falë ajo po bëj avokatin e vetes, me zonjën Hajdari bëjnë të njëjtën gjë si bënin me të atin e saj sa herë u binte ndesh.
Jeni njerëz pa kujtesë, ça thotë baca ashtu është e harrojnë se ça i ka punuar baca me Hajdarin kur u dilte kundër, tani e përsërisin me të bijën dhe tani e ka fajin prapë Rama, po unë e futa atë në listën e PD”, tha Rama