Disa orë para nisjes së protestës së opozitës së bashkuar në nyjet kryesore të vendit, të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së kanë zgjedhur të protestojnë para Kuvendit në një kohë që po zhvillohet seanca plenare.
Si simbolikë, ata kanë zgjedhur të marrin me vete këpucët e të rinjve që kanë braktisur vendin dhe janë larguar jashtë.
Në mënyrë simbolike , ata kanë vendosur përpara Parlamentit 200 këpucë me flamujt e vendeve të BE, ku kanë emigruar të rinjtë shqiptare. Protestuesit mbajnë në duar parrullën “Ti Shqipëri s’më jep nder, më jep emrin mërgimtar”.
Janë larguar sepse Edi Rama dhe qeveria e tij kanë instaluar një model, modelin e antivlerave, modelin që duhet të jesh i lidhur me krimin dhe me drogën. Modelin ku duhet të jesh spaçator. Modelin ku i riu i cili është me vlera dhe punon dhe do të zhvillohet, të krijojë jetën e tij në Shqipëri, nuk ka mundësi. Sepse sot nuk ka mundësi për të rinjtë për të pasur nj punësim të sigurt. Sepse sot të rinjtë nuk aftësohen në tregun e punës.
Sepse sot 80% e të rinjtë e të rinjve nuk punon në profilin e tyre sepse sot të rinjtë mbi të gjitha nuk kanë shpresë nga kjo qeveri për të qëndruar dhe për ta ndërtuar jetën e tyre në Shqipëri. Prandaj jemi këtu sot në këtë protestë. Dhe protestat tona do të vazhdojnë sepse ne nuk mund të lejojmë më që të rinjtë të largohen.”- u shpreh kryetarja e LSI-së, Floida Kërpaçi.
Sipas tyre kjo protestë para parlamentit është për të shprehur vendosmërinë se ata nuk kanë ndërmend të largohen nga vendi, si mijëra të rinj të tjerë dhe se nuk do të dorëzohen derisa vendi te ketë zgjedhje të lira e të ndershme.