Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë një takimi të zhvilluar me delegacionin gjermano-francez është folur për vazhdimin e dialogut, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.
Thaçi ka nënvizuar faktin se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë pa kushtëzime dhe se tarifat duhet të mbeten në fuqi.
Gjithashtu, ai shtoj më tej edhe për liberalizimin e vizave, duke kërkuar që qytetarët të mos mbahen të izoluar.
“Kosova nuk do të pranojë kritere tjera për liberalizimin e vizave, sidomos jo në formë të kërkesave për tarifat apo asociacionin’, është shprehur Thaçi.
Presidenti Thaçi ka bërë të ditur se Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun që duhet të përfundojë me marrëveshjen paqësore gjithëpërfshirëse, e cila do të sjellë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara”.