‘NËSE KAM MARR 1 QINDARKË NGA LEKËT E SHQIPTARËVE, HELM MU BËFTË TEK FËMIJËT E MI’ KRYEMADHI DEBATON KEQ ME QYTETAREN LIVE NË STUDIO

Politikë

Kryetarja e LSi-së Monika Kryemadhi ka debatuar ashpër me një zonjë nga publiku mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ‘360 Gradë.

Teksa Kryemadhi fliste, zonja nga publiku e akuzoi se i kishte hequr ndihmën e ekonomike dhe të dyja nisën të debatonin.

‘Nëse unë, Monika Kryemadhi kam marrë 1 qindarkë, jo ty, por çdo shqiptari që i kam dhënë dorën dhe e kam ndihmuar helm mu bëftë tek fëmijët e mi.  Fëmijët e mi jetojnë në sajë të shpatullave të mija, prindërve të mi dhe të babait të tyre. Dhe asnjëri nga ata nuk jeton as nga paratë e Selfos,  as atij që ka qenë para Selfos dhe të asnjë pushtetari të LSI-së që ka qenë 8 vjet në pushtet. Dhe një gjë ta them që ta kesh të qartë. Në këtë botë asnjë gjë nuk do lënë pa larë, por dhe asnjëgjë nuk do të marrim me vete, të jesh e bindur

Dhe nga ana tjetër, Nëse ti nuk lufton për fëmijët e ty mos kujto se do luftoj unë. Unë do luftoj për fëmijët e mi dhe secila nga ne do të luftojë për fëmijët e vet dhe secila nga ne. Por nëse ti pranon që të rrisësh fëmijët e tu me 30 mijë lekë në muaj unë nuk do ta pranoj kurrë. Jo për ty, jo për veten time por për të gjitha gratë që nuk kanë mundësi të rrisin fëmijët e vet. Por fëmijët tanë nuk rriten me fjalë rriten me vepra, duke luftuar secila nga ne.  Nëse unë bëj gabim hajde më thuaj kam bërë gabim. Nëse ka vjedhur ndonjë i LSI-së hajde ma thuaj ta çojmë në burg.

Nëse ka vjedhur ndonjë i LSI-së hajde ta denoncojmë dhe ta çojmë në burg. Se boll me llafe rrugësh dhe i kemi bërë të gjithë njëlloj. Boll më me hajdutlliqe, boll me kriminela dhe boll me abuzime. Sepse vetëm sot për njerëzit që ka hequr Edi Rama janë 102 milionë euro që do paguash sepse i ka hequr për bindje politike. Prandaj të them si puna jote janë kudo.

Shko në fshatrat e Dibrës, Telepelës, Skraparit, urrejtje kanë. Sa shohin një politikan urrejtje kanë për vdekje. Këtë kemi bërë ne, kemi urryer politikën por kur vjen puna shkojmë e shesim votën tek këta politikanë të urryer. Mos e bëj më në zgjedhjet e ardhshme dhe mos u detyro të shesësh votën sepse prapë pa punë do ngelesh dhe pa ndihmë ekonomike’, përfundoi Monika Kryemadhi.

 

Share: