Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjetin social, duke shprehur respekt për Policinë e Shtetit.
“Respekt për trupat e Policisë së Shtetit që me profesionalizmin e tyre nderuan uniformën e shtetit përballë një turm të udhëhequr nga dëshpërimi i politikës qorre Shërim të shpejtë për policët e plagosur dhe ndëshkim për dhunuesit e tyre e për zjarrvënësit e institucioneve” , shkruan Rama.