KPA nuk e fal gjyqtarin Admir Thanza

Kronikë

Nuk ka shpëtim për gjyqtarin. Më 17 korrik të vitit 2018, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza u shkarkua për shkak se fshehu një dënim në Itali. Së fundmi Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm për shkarkim nga detyra të dhënë nga KPK.

Sipas KPK Thanza u shkarkua për shkak se fshehu një dënim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë. Ky dënim për Thanzan ishte dhënë në vitin 1999, por gjyqtari kur u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, nuk e ka pranuar konsumimin e veprës penale.

Vendimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Rezarta Schuetz, Ardian Hajdari relator dhe anëtarë Ina Rama, Luan Daci, Natasha Mulaj, sot, më datë 18.04.2019, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen (JR) nr.22/2018, datë 19.10.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Admir Thanza kundër vendimit nr.40, datë 17.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a”, të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurodmirrëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në mënyrë unanime, vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 40, datë 17.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Admir Thanza.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot në Tiranë, më datë 18.04.2019.

Share: