Ka dështuar edhe këtë herë seanca gjyqësore për 4 të pandehurit, të akzuar për vrasjen e Marvi Mihalit në vitin 2017.
Mësohet se seanca është ndërprerë pasi avokatët e të pandehurve janë ndjerë të ofenduar nga babai i Marvi Mihalit, Pavllo Mihali. Ky i fundit është shprehur se avokatët ‘duan të shpëtojnë disa kriminelë’.
Pak ditë më parë Prokuroria dha pretencën për autorët, ku ka kërkuar 24 vite burg për Dejvi Bitrajn, 20 vite për Marsel Allën, 25 vite për Kridens Allën dhe 18 vite për Eugen Bitrajn.
Kujtojmë se 23-vjeçari Marvi Mihali, djalë i vetëm i familjes Mihali, u godit me thikë korrikun e vitit 2017 dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra pas një konflikti për një karikues telefoni mes një mikut të tij dhe Dejvi Bitrajt.