Godet me grusht mjekun në QSUT, 45-vjeçari kërkohet nga policia

Aktualitet Kronikë

Procedohet penalisht shtetasi me iniciale A.M prej policisë së Tiranës.

Ai akuzohet se ka goditur për shkak të detyrës me grusht mjekun e Urgjencës në Spitalin Infektiv, me iniciale G.S.

Policia bën me dije se 45-vjecari është i afërmi i në pacienti dhe pas dhunimit të mjekut është larguar nga spitali, ndërsa po punohet për arrestimin e tij.

Materialet proceduriale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Share: