Çfarë i ndodh trupit kur hiqni dorë nga karbohidratet?

Aktualitet Shkencë & jetë

Karbohidratet e thjeshta ato që gjenden tek biskotat, patatinat, ëmbëlsirat e dimë që nuk na bëjnë mirë dhe ndihemi pak fajtorë pasi i konsumojmë.

Por nuk mund të shmangim varësinë ndaj tyre, sepse disa studime thonë që krijon varësi, shkruan revsita Time. Më keq akoma, nëse jeni të kujdesshëm me ato që hani, do të habiteni kur të kuptoni se sa shumë jeni duke ngrënë. Sa karbohidrate ka në një biskotë me çokollatë, aq ka në një tas me tërshërë.

Për të zbuluar se çfarë ndodh me trupin tonë, “(Eat This, Not This!)Ha këtë, dhe jo këtë!” na jep arsyet pse duhet të heqim dorë prej tyre.

 

Kur hiqni dorë prej tyre, trupi fillon të djegë yndyrna
Menjëherë madje. Duke reduktuar sasinë e karbohidrateve që merrni automatikisht trupi juaj fillon të djegë yndyrnat që ka për të prodhuar energji. Eat This sugjeron që të bëni disa ushtrime në mëngjes para se të hani, për të stimuluar trupin të të djegë yndyrnat e depozituara.

 

Kur hiqni dorë nga karbohidratet, ndjeheni më pak të uritur
Nuk janë kaloritë që ngopion urinë tuaj, janë ushqyesit, fibrat, proteinat dhe yndyrnat e shëndetshme. Fatkeqësisht këto produkte të gatshme nuk kanë asnjërën prj tyrem përveçse mbushin trupin shumë shpejt me kalori. Kështu që pavarësisht sa hani, trupi juaj do të jetë në kërkim të më shumë ushqimi. Pra, do të jeni më të uritur.

Eat This sugjeron që të filloni ditët me ushqime me shumë proteina dhe yndyrna të shëndetshme si kosi dhe veza dhe kështu do të reduktoni urinë.

 

Kur hiqni dorë nga karbohidratet, barku është më i sheshtë
Gjëja e parë që vini re kur hiqni dorë nga ushqime të tilla, dhe i zvëndesoni me ushqime me fibra barku juaj do të sheshohet. Aryseja, mikrobet e mira zhdukin ato “të këqijat” që ne i marrim nga sheqeri. Janë pikërisht këto të fundit që na bëjnë të ndjejmë një bark të fryrë dhe që të na duket më i madh.

Eat This thotë të filloni me kombinime të vogla ushqimesh, si për shembull, bukën e bardhë me integralë, apo t’i shtoni disa fasule takos. Dhe nëse ndiheni të uritur mes vakteve hani një grusht me arra. “Arrat janë një burim i mirë fibrash dhe me yndyrna të shëndetshme, që të ndihmon të luftosh inflamacionin e trupit dhe përshpejton procesin e tretjes”, thotë dr. Smith.

 

 

Kur hiqni dorë nga karbohidratet, muskujt tuaj janë më të fortë

Pothuajse çdo ushqim në botë është më i shëndetshëm se karbohidratet e thjeshta, që nga hamburgerët dhe mishi, tek kosi dhe akullorja. Kjo për arsyen se këto lloj karbohidratesh nuk kanë proteina, duke bllokuar zhvillimin e muskujve, një kontribues kyç për flokë, thonj dhe lëkurë të shëndetshme.

Eat This thotë se nëse ndjeni uri mes vakteve, zevëndësoni këto embëlsira me ushqime me shumë proteina që do mbushin trupin tuaj dhe do ju japin energji të qëndrueshme për pasditen.

Top Channel

Share: