Sipas gosipeve shtatzënia e Meghan Markle është pa dyshim më e ndjekura e viteve të fundit. As Kate Middleton me shtatzëninë e parë nuk kishte marrë kaq shumë vëmendje. Gjithçka që bën ish aktorja e Hollywood ngjall kureshtje dhe tani që ka mbërritur pothuajse në fund të shtatzënisë është momenti për të bërë llogari për gjithçka. Për çdo gjë që dukesha e Sussex ka veshur gjatë kohës që ishte shtatzënë. Anglezët, kanë llogaritur që shpenzimet që Meghan ka bërë gjatë kohës që ishte shtatzënë janë rreth 580 mijë euro me veshje dhe aksesorë.
Pallati mbretëror nuk pranon të bëjë shpenzime për veshje dhe mesa duket Harry dhe Meghan kanë blerë personalisht veshjet. Nga turneu australian në vizitat londineze deri në Marok dhe arratisja në Amerikë për të takuar mikeshat e saj, dukeshës nuk i ka munguar asgjë, duke zgjedhur të vishet me brandet më të mira.
Më ekonomiku ka qenë një fustan bezhë i shkurtër i H&M i shitur në pak minuta me shifra të çmendura në ebay.
Ato që ka ngritur shifrën finale kanë qenë bizhutë, një pasion shumë i madh i Meghan Markle.
Diamantet dhe të tjerë aksesorë me gurë të çmuar përbëjnë një të tretën e shpenzimeve të saj gjatë shtatzënisë.