Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, janë zbuluar edhe vendimet e marra prej saj. Bëhen me dije porositë e kryetarit të PD, Lulzim Basha, i cili i ka përcjellë Kryesisë së selisë blu tre vendime të rëndësishme, të cilat lidhen me garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.BB
Vendimet e PD-së:
-Partia Demokratike e Shqipërisë të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Situata aktuale politike në Shqipërisë, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votave.
-Të mandatojë Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm për të negociuar me partitë politike të opozitës marrëveshjen për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, mbrojtjen e interesit publik dhe formalizimin e aksionin opozitar për arritjen e këtyre qëllimeve.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur sot në një takim në selinë e PD-së, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman. Basha zhvilloi takimin me diplomatin britanik përpara nisjes së mbledhjes së Kryesisë së saj, ku ishin gjithashtu të pranishëm edhe ish-deputetë të selisë blu. Krahas PD-së edhe LSI-ja ka mbledhur Kryesinë e saj.
Vendimet e sotme te dala pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike pritet të marrin miratimin përfundimtar nga organi më i lartë i partisë, i cili është Këshilli Kombëtar.