Partia e Erdogan kërkon anulim të zgjedhjeve në Stamboll

Aktualitet Kryesore Politikë Rajon/Botë

Partia qeverisëse e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AK Parti) në Turqi paraqiti një ankesë të jashtëzakonshme në Këshillin e Lartë Zgjedhor (YSK) për anulimin dhe përsëritjen e zgjedhjeve për kryebashkiakun e Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne kemi dyshime (për zgjedhjet në Stamboll) dhe ende nuk kemi qenë në gjendje t’i zgjidhim këto dyshime”, tha Ali İhsan Yavuz, zëvendëskryetar i AK Partisë.

Ai shtoi se vetëm YSK mund ta zgjidhë këtë dyshim.

Sipas rezultateve jozyrtare, Ekrem İmamoğlu i partisë CHP ka kryesuar garën me 48,79 për qind të votave para të gjitha rinumërimeve, përpara kandidatit të AK Partisë Binali Yıldırım, i cili ka siguruar 48,51 për qind.

Duke i kontestuar rezultateve pas shfaqjes së “parregullsive të organizuara”, AK Parti ka kërkuar rinumërim të votave.

Share: