Në të gjithë Kosovën janë hapur prej orës 07:00 qendrat e votimit për të gjithë qytetarët. Mediet kosovare raportojnë se vetëm një orë pas hapjes së qendrave të votimit është shënuar incidenti i parë. Raportohet se në qendrat e votimit në Mitrovicën e Veriut, Zveçan dhe Leposaviç, procesi i votimit ka filluar me vonesë, pasi disa komisionerë serbë janë përplasur mes tyre për mënyrën e votimit.
Disa prej tyre kanë kërkuar që votimi të bëhet me letërnjoftim serb, ndërsa disa të tjerë kanë insistuar të respektohet vendimi i KQZ-së, që në veri të Mitrovicës të votohet me letërnjoftim të Kosovës.
Në Komunën e Mitrovicës janë hapur 28 qendra votimi me 104 vendvotime. Të drejt vote në këtë komunë kanë mbi 80 mijë votues. Qendra më e madhe votimit në Pejë është hapur me kohë.
Sipas menaxherit të qendrës, Arben Gjikolli, 93 mijë qytetarë me të drejtë vote kanë mundësi të votojnë në 23 qendra të votimit.