Besa Shahini: Kurikula të reja në shkolla, mësuesit do trajnohen

Kulturë

Ministrja e Arsimit, Besa Shahni  tha se duke nisur nga viti shkollor shtator 2019-2020, do të nisë implementimi i kutikulave të reja, në të gjithë shkollat. Sipas asaj, këto kutikula do rrisin cilësinë në arsim.

“Viti shtator  2019-2020 do të na gjejë në implementimin e plotë të kurikulës së re, në  të gjitha shkollat e Shqipërisë, për të gjitha vitet.

Çfarë përfshin kurikula e re? Ka ndryshuar  në të gjithë përmbajtjen e saj.

Nuk jemi aty ku duhet të jemi, por po përpiqemi vazhdimisht të punojmë me tutje, por këto janë lajme të mira që janë shënuar në të gjitha komunikimet që Komisioni Europian bënë në fushën e arsimit”, njoftoi zonja Shahini.

Më pas, ministrja e Arsimit foli edhe për ndryshimet që pritet të ndodhin për mësuesit që janë në marrëdhënie pune dhe ata që pritet të futen në shërbimin arsimor.

“Komisioni Europia ka dhënë disa sugjerimi, që edhe ne pajtohemi. Ka të bëjë me ndryshimin e përgatitjes së mësuesve. Pra, është kjo pjesa, hallka që ka ende nevojë për më shumë punë nga ana jonë. Bëhet fjalë për mësuesit që pritet të futen në shërbim dhe që janë ende në Universitet dhe për mësuesit që janë aktualisht në shërbim. Në të dy koto fusha kemi marrë hapa dhe shpresoj që cilësia e arsimit të lartë që përgatit mësuesit, të përshpejtohet”, tha Ministrja e Arsimit.

Share: