U bë shumë kohë që i mungon ekranit shqiptar, por moderatorja e njohur Marina Vjollca qëndron pranë fansave të saj nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.
Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku ka plot 1 milion ndjekës dhe poston foto të ndryshme të saj.
Së fundmi, Marina ka publikuar një foto ku bashkëngjitur me të shkruan: “Hajde shkojmë me një selfie”. Si çdo postim i saj, edhe kjo foto ka marrë me mijëra pëlqime dhe qindra komente.
Të shumtë janë ata që e komplimentojnë për bukurinë e saj, por ka edhe nga ata që e akuzojnë për operacione plastike.
Një ndjekëse i shkruan: “Bukuri me operacione plastike”, e ky koment i ka rënë në sy moderatores, e cila i përgjigjet: “Akoma kështu komentesh”.