Kreu i PD-së Lulzim Basha nga Vlora ka komentuar vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes për të marrë kontrollin e aeroportit të Rinasit. Sipas Bashës, kryeministri Edi Rama është përgjegjësi kryesor i grabitjes Ndër të tjera, kryedemokrati shprehet se zgjidhja e duhur nuk është largimi i koncensoriatit, por i kryeministrit Rama.
“Në fund të një takimi të jashtëzakonshëm dhe plot energji në Vlorë, dua ti kujtoj gjithë qytetarëve shqiptarë se njeriu që solli krimin në qeveri dhe në parlament, dhe për të mbrojtur aferat e tij me krimin shkatërroi drejtësinë dhe policinë shqiptare, është përgjegjesi kryesor për ngjarjen më të rëndë të Sigurisë Kombëtare, që në mënyrë të përsëritur ndodhi në Rinas. Cënimin e sigurisë përmes grabitjes së armatosur të linjës ndërkombëtare Tiranë-Vjenë.
Ndaj rruga e vetme për të rikthyer sigurinë, jo vetëm në Rinas po kudo ku ajo është e tronditur nga tritoli, vrasjet dhe grabitjet, nuk është as largimi i konçensionarit, as largimi i policisë dhe as kthimi i Shqipërisë në një Juntë ushtarake, por është largimi një orë e më parë i shkaktarit të kësaj gjendje, Edi Ramës dhe bandës së tij kriminale në pushtet. Përshëndetje nga Vlora!”-shprehet Basha.