Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka zbardhur detaje nga takimi me dyer të mbyllura që u zhvillua mëngjesin e sotëm në Presidencë me kreun e shtetit, mes krerëve të partive të vogla opozitare dhe kreut të PD Lulzim Basha e nënkryetarit të LSI Petrit Vasili.
Në rubrikën Opinion në News 24, Shehi tha se Presidenti nuk mendon që zgjedhjet vendore dhe ato parlamentare mund të bëhen në të njëjtën ditë, madje kreu i shtetit ka kërkuar që opozita të tërheqë disa nga kushtet që ajo ka vendosur për mbajtjen e zgjedhjeve.
Për më tepër, Shehi konfirmoi se opozita nisur nga situata ku ndodhet vendi, mendon se zgjedhjet duhet të zhvillohen një orë e më parë.
I pyetur për reformën zgjedhore, Shehi tha se deri në fund të muajit drafti i opozitës do të jetë gati.
“Nuk jemi të gjithë në unison tamam 100% për këtë punë, kemi të gjithë angazhimet tona, mendimet tona por do biem në konsensues e deri në fund të muajit do dorëzojmë një platformë dhe ne jemi gati të hyjmë në zgjedhje edhe të nesërmen në mëngjes me miratimin e saj. Të bëhen zgjedhjet sa më parë. Nëse zgjedhjet janë në 2021 unë them mos të nxitohemi”.
Pyetje: Ka shumë kohë që artikulohet zgjedhje në një ditë, cfarë tha presidenti Meta?
Shehi: Presidenti Meta mendon se ndoshta zgjedhjet të dyja bashkë në një ditë mund të mos bëhen, sugjeron që opozita duhet të tërhiqet nga disa kushte të veta por kjo është një tezë e presidentit qëe ne do e diskutojmë, nuk është se e refuzojmë por ne do e diskutojmë brenda kontekstit politik që ka vendi.
Dëshira e presdidentit është që të bëhen zgjedhje të mira e të ndërshme, por edhe opozita është dakort që Shqipërisë i është bërë kaq emergjente situata sa duhet të hyjë një ditë e më parë në zgjedhje.
Ndryshe këtu do vdesë pak nga pak edhe ajo pak demokraci që ka tepruar, por nuk ka tepruar se institucionet i kontrollon Rama por deri sa të vijë dita ta kuptojnë shqiptarët, sa ta kuptojnë ndërkombëtarët do jetë shumë vonë”.