PARASHIKIMI I MOTIT, MËSONI SI PRITET TË JETË SOT

Shkencë & jetë Sociale

Ditën e sotme priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet, deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës dhe Dibër.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave ekziston mundësia (ndonëse mjaft e vogël) që në zona të kufizuara të qarqeve gjatë pasditeve, reshjet të jenë edhe në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore.

TEMPERATURAT

Sot (e mërkurë dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 17 °C

në vendet e ulëta: 10 /17 °C

në vendet malore: 4 / 13 °C

ERA

Sot (e mërkurë dt.10) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, në disa raste deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore të territorit.

ZJARRET NË PYJE

Sot  (e mërkurë dt.10) të gjithë qarqet pritet që të jenë në nivelin ‘S’KA RREZIK’.

Share: