Tushemishti në projektin “100 fshatrat”, Rama: Do ketë edhe një “lungogjol”

Aktualitet Kryesore Politikë

Tushemishti në Pogradec do të jetë pjesë e projektit të zhvillimit “100 fshatrat”, projekt që siç premtoi Kryeministri i vendit, Edi Rama do të vihet në zbatim shumë shpejt.

Krahas ndërhyrjes në rrugë dhe krijimit të një parkingu të madh, Rama tha se Tushemishti do ketë edhe një “lungogjol”.

Do të kemi një “lungo gjol” nga hyrja e Pogradecit deri këtu. Një segment i posaçëm i shkëputur i kësaj linje do të jetë edhe segmenti që do të ndërtohet në Lin. Punën ta avancojmë në çdo aspekt të programit, modelet dhe pikat e referimit që do të krijojnë gravitete të ndryshme, të një rilindje rurale të shtrirë në të gjitha komponentët e zhvillimit. Jam shpresëplotë që do të rikthehemi jo më për të prezantuar projektet, por për të nisur realizimin konkret të tyre. Ky nuk është një program i zakonshëm, së dyti nuk është program ndërtimi rrugësh rurale”, tha Rama.

Share: