SHERRI ME ALKETA VEJSIUN, REAGON DALINA BUZI: S’E KAM SHOQE DHE AS GJAK, NUK E PREKA TE BURRI

Shkencë & jetë

Gazetarja Dalina Buzi ka qenë e  ftuar në emisionin ‘Thumb’, ku ka folur për hostelin që ka krijuar.

Ndër të tjera, ajo është pyetur në lidhje me marrëdhëniet e saj me Alketa Vejsiun, që pas grindjes që pati mes tyre. Shkak i së cilës u bë konkurrenca mes portaleve që dyshja drejtojnë.

Dalina ka folur në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke thënë se Alketën nuk e ka pasur kurrë shoqe, vetëm se kanë punuar sëbashku. Por debati u bë i madh për shkak se ishin personazhe publikë.

‘Unë Alketën nuk e kam pasur kurrë shoqe, as gjak. U bë publike sepse ishte në emocion e sipër. Këto janë gjëra pune, jo personale. Ishte një gjë biznesi. Aty janë dy koka pa menaxher që të sqarojë gjithçka. Në lidhje me një person tjetër, u përplasëm nëpër chat-e. Ka qenë rastësisht, është pak personale si histori… Kur ndodhin gjërat të tilla nuk është se prekesh. Nuk është se mua më ka prekur shoqja ime e fëmijërisë apo atë e ka prekur shoqja e saj e fëmijërisë, një gjë në familje apo një gjë me burrin, por bëhen të mëdha mediatikisht. Zgjati më pak se ne nuk u takuam. Ne kemi punuar bashkë dhe s’kemi pas probleme, por kjo gjëja filloi të më acaronte dhe unë e shkruajta. Plus dhe emri i Alketës aty e bëri të madhe si gjë’, ka rrëfyer Buzi.

Share: