Moda është një industri e çuditshme. Ndërsa disa marrin vëmendjen e të gjithëve me veshjen e tyre, disa kalojnë pa u vënë re fare. Megjithatë, ekziston një prirje universale për modën, dhe është ajo që ne u lodhëm së shikuari. Çdo fashionist e di kur është koha për t’i thënë lamtumirë disa rrobave, dhe dritare.net ju tregon 8 trendet e popullarizuara të modës, që duhet t’i hiqni nga gardëroba.
1. Xhinset e veshura me çorape rrjetë.
Para një viti bënin namin, por tani janë demode. Kështu e ka moda, brenda ditësh ndryshon. Prandaj na dëgjoni ne, dhe hiqni sa më parë nga gardëroba. Në vend të tyre, vishni një palë xhinse të thjeshta.
2. Çantat e belit
Këto lloj çantash kanë marrë një prirje të komplikuar. Disa mendojnë se janë elegante, ndërsa disa të tjerë thonë se janë çanta tregtari. Prandaj, mos bini në konfuzion, por merrni një çantë krahu të bukur dhe me formë rrumbullake.
3. Fustanet e zbuluar
Disa vite më parë fustanet e zbuluar ishin rëndom në treg, dhe visheshin rëndom dhe nga vipat. Mos i vishni më tani, se nuk janë në modë.
4. Stili i pizhameve
Trendi i stilit pizhame po i vjen fundi, prandaj mos gaboni të blini apo të vishni më stile të tilla. Në vend të kësaj, blini një kostum me masë të madhe. Janë shumë në modë.
5. Vëthë me xhufka
Edhe ky lloj trendi ka shkaktuar konfuzione. Dikush mendon se janë trendi, e dikush se janë xhufkat e perdes. Dhe ju mos mendoni fare, sepse dritare.net ka menduar për ju. Zgjidhni vëthë të gjatë me forma të mëdha. Janë trendi i 2019.
6. Dantellat
Pothuajse të gjitha kanë një dantellë si të Kim Kardashian, por nëse shikon fashionistet, ata nuk veshin më stile të tilla, por veshin gjëra më të thjeshta.
7. Modeli i syzeve të diellit Aviator
Syzet Aviator, janë dizajnuar nga Ray-Ban në vitin 1937. Deri katër vite më parë, ishin në modë, por tani jo më. Tani keni plot modele e forma që janë super të bukura.
8. Xhinse dhe xhaketa të qëndisura
Vitin e kaluar pothuajse gjithçka ishte e qëndisur, dhe tani është koha për t’u ndalur dhe reflektuar. Hidhni në kosh veshjet e tilla, dhe vishuni thjeshtë. S’janë me moderne.