Për zyrtarin amerikan, Matthew Palmer i cili ndodhet në një viztitë zyrtare në Shqipëri, kjo qeveri është legjitime dhe SHBA po bashkëpunon me të. Në një bashkëbisedim me gazetarët, në ambjentet e ambasadës amerikane në Tiranë, Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit tha se nuk ka ardhur në Shqipëri me një platformë për zgjidhjen e krizës.
“Qeveria e vendit eshte legjitime, ne po bashkepunojmë. Kjo qeveri do ta coje vendin përpara drejt Europës, Sshqipëria duhet të vijojë me reformën në drejtësi.’ – Tha Palmer ndërsa shtoi se inkurajon partitë të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.
“Inkurajoj të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk është zgjidhje djegia e mandateve. Do të ishte fatkeqësi nëse opozita nuk do merrte pjesë në këtë proces të rëndësishëm demokratik. Përgjegjësia e opozitës është të marrë pjesë në zgjedhje të ndajë vizionin me mbështetësit të punojë fort të ketë platformë politike atraktive të ketë kandidatë të fortë që të fitoje zgjedhjet” -tha Palmer ndër të tjera.
Ndër të tjera, Palmer iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve mbi emërimin e Kavalec si ambasadore në Shqipëri.
“Senati s’është se e ka rrëzuar por lobimi për sa kohë është legjitim dhe proces normal si dhe brenda rregullave. Në Amerikë kjo cështje është nën hetim por nuk mund t’u jap detaje në lidhje me këtë çështje?” u shpreh Palmer, ndërsa tha se së shpejti shpreson të ketë një emër për ambasadorin e ri të SHBA në Tiranë.