“Nusja për shtëpi, ty të kam për qejf”, këngëtarja rrëfen propozimin që mori nga një dhëndër pas dasmës

Shkencë & jetë Sociale

Pasi i ka kënduar gjatë ceremonisë së dasmës, këngëtarja Anxhela Peristeri as që do ta mendonte propozimin që do të merrte nga dhëndri i dasmës!

Ngjarja ka ndodhur në Maqedoni, kur Anxhela ishte përzgjedhur nga familjarët që organizonin dasmën, si këngëtarja që do të performonte gjatë ceremonisë.

E ftuar në programin “Thumb” artistja rrëfeu se pasi përfundoi dasma, ende pa kaluar 24 orë ajo u takua  rastësisht me dhëndrin në supermarket nga ku mori edhe propozimin e çuditshëm.

“Isha në një dasmë në Maqedoni dhe aty burrat marrin edhe nga 2 gra ndonjëherë.

Dhëndrin e martuam, e një ditë më pas unë e pashë në supermarket.

 Ku je o loqk më tha mua, do të të mbaj në pëllëmbë të dorës, mbretëreshë do të të kem.

Po ti u martove dje i thashë. S’ka gjë tha se ajo është për shtëpi, ty të kam për qejf!”- tregoi këngëtarja, duke qeshur.

Share: