Facebook pjesë e një tjetër skandali, ekspozohen sërish të dhënat e përdoruesve

Shkencë & jetë

Pasi pranoi se rrjeti social ruante në mënyrë ilegale fjalëkalimet të miliona përdoruesve të tyre, duke i lënë ata të ekspozuar dhe të kërkueshëm për mijëra punëtor të tyre, të tjera skandale ndjekin Facebook.

Të dhënat e qindra përdoruesve të rrjetit social janë ekspozuar në serverët e Amazon, tregon një studim i hulumtuesve të sigurisë. Njerëzit mund të shihnin fjalëkalimet, adresat e emailit, emrat e llogarisë dhe numrat e identifikimit tek komentet dhe reagimet

 

Serverat e ruajtjes nuk ishin të mbrojtura me fjalëkalim, që do të thotë se çdo person mund ti shikonte dhe shkarkonte. Hulumtuesit në kompaninë e sigurisë kibernetike UpGuard zbuluan ekspozimin e të dhënave, raporton Bloomberg. Rrjeti social Facebook nuk ka bërë ende asnjë reagim për këtë çështje.

 

Share: