Ermal Peçi është një nga moderatorët më të njohur në vendin tonë. Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin “Late Night Show”, ku ka zbuluar se i ka dhënë fund lidhjes së tij një muaj më parë.
Peçi ka treguar se ka qenë në lidhje me një personazh publik dhe shtroi se vajzat që duken të mira në ekran, nuk janë aq. Gjithashtu tha se kjo është hera e fundit që lidhet me një personazh publik.
“Kam 1 muaj e pak që jam single. Vajza në fjalë është personazh publik dhe mbase është rasti i fundit që unë lidhem ne një personazh publik. E ke pasur të ftuar në emision. Është një gocë shumë e mirë në ekran. Por mesa duket vajzat e mira në ekran nuk janë aq të mira në jetën përtej ekranit”, zbuloi Ermali.
Më pas moderatori i emisionit, Kastro Zizo e pyeti nëse e ka tradhtuar.
“Jo, më nuk bëhet fjalë. Po më shikon ajo, se e kam xhan. Divorci ishte për idealet tona. Ti karrierë, unë karrierë. Kaq. Prandaj them që lidhja me personazhet publike është dhimbje koke. Karriera bëhet e vështirë. Tre-katër muaj zgjati. Lidhja më e gjatë ka qenë 3 vite”, përfundoi Peçi.