Dieta me xhenxhefil, mënyra më e mirë për të larguar yndyrnat

Shkencë & jetë

Xhenxhefili është pjesë e shumë recetave për dobësim kohët e fundit, kjo sepse xhenxhefili djeg yndyrat dhe shkakton ndjenjë ngopje, kështu që nuk ndjejmë nevojë për të ngrënë diçka ndërmjet kohës së ushqimit të ardhshëm.

Xhinxher

 

Një mënyrë e shkëlqyeshme për t’u dobësuar dhe për të larguar yndyrat është konsumimi i ujit me xhenxhefil.

Përgatitja:

Ju nevojitet një rrënjë xhenxhefili mesatar, rreth 5 cm, të cilën duhet ta prisni në copëza shumë të vogla dhe më pas shtojeni në 1.5 litër ujë të vluar e duhet të qëndrojë aty rreth dy orë.

Uji me xhenxhefil do të duhej të pihet i nxehtë, kështu që do të ishte mirë ta mbani në termus. Efekti është më i mirë nëse çdo ditë pini nga 1.5 litër, për rreth një muaj, në mënyrë që të largoni të gjitha yndyrat. / bota.al/

Share: