Alibeaj: Vendimi i opozitës zgjoi nga “letargjia” faktorin ndërkombëtar. Tashmë kemi mbështetje popullore

Aktualitet Kryesore Politikë

Ish deputeti Enkelejd Alibeaj thotëse djegia e mandateve dhe protestat kanë zgjuar nga letargjia edhe faktorin ndërkombëtar.

I ftuar në A2 CNN, Alibeaj tha se kemi zhvilluar 8 protesta dhe tashmë kemi mbështetje popullore.

A ka entuziazëm brenda opozitës?

“Ka më shumë se kurrë. Më shumë se sa dje dhe më pak se sa nesër. Kjo nuk është çështje e diskutimit të optimizmit.

Ai ishte një veprim i natyrës politike, me anë të të cilit ne besonim se do të sillte një impakt si brenda dhe jashtë vendit.

Të dhënat janë të tilla, kemi zhvilluar 8 protesta dhe tashmë kemi mbështetje popullore.

Por ka krijuar edhe një zgjim të faktorit ndërkombëtar, të cilin e kishte kapur letargjia, me atë parullën e famshëm: “stabilokracia për kundër demokracisë”.

Unë besoj se është tronditur tashmë. Ne synonim të tregonim gjendjen reale të vendit.

Situata tashmë është e njohur. Nuk besonim se për një muaj e gjysmë gjërat të ndryshonin kaq shpejt”, tha Alibeaj.

Share: