Rrëfimi i jetës së Drew Gudal pa dyshim se mund të bëhet edhe film, por ajo çfarë është më e rëndësishme, është që historia e tij ka arritur t’ua ndryshojë jetën personave që kishin hequr dorë nga jeta dhe mendonin se gjithçka ka marrë fund.
Ky britanik gjithmonë kishte dashur të bëhet aktor, dhe si 20-vjeçar pas përfundimit të shkollës së aktrimit ka arritur t’i fitojë disa role. Ai është shfaqur në filmat “Snatch” dhe “About a boy” ku është njohur me emra të famshëm të Hollywood-it si Brad Pitt dhe Hugh Grant.
Megjithatë, kritikat e shumta në adresë të tij për shkak të aktrimit të dobët ia shkatërruan jetën. Mbeti pa para dhe nuk donte të kthehej tek prindërit e tij. Sipas tij ka qenë një disfatë për të. E nga zhgënjimi i madh mbeti pa kulm mbi kokë, dhe plotë gjashtë muaj i kaloi duke fjetur nëpër rrugë gjatë viteve të ’90-ta.
Çdo ditë ka qenë e vështirë për mbijetesë, kurse vazhdimisht kërkonte para në rrugë për ushqim. E sikur kjo të mos mjaftonte, e kishin rrahur disa herë të dehurit dhe të pastrehët e tjerë. Natën e kalonte në rrugë përballë akademisë së aktrimit të Londrës, ku luftonte edhe me depresionin.
Megjithatë, jeta e tij ndërroi edhe njëherë kur filloi të pastron rrugët dhe këpucët për të fituar para për ushqim. I kujtohet se si është dashur të jetë i kujdesshëm në mënyrë që policia të mos e kapë, derisa një ditë një nga klientët e rregullt i propozoi që të njëjtën punë ta kryej por në zyrën e tij.
E pasi që Drew filloi ta rimarr veten financiarisht, vendosi të bëjë diçka të “çmendur”. Themeloi kompaninë që e quajti “Sunshine Shoeshine”. Sot fiton shumë duke bashkëpunuar me kompani prestigjioze nëpër Londër. Ai fiton 250 mijë funte në vit, kurse shumicën e parave i dhuron për bamirësi. E ajo që e bën më së shumti krenar, është që në kompaninë e tij punëson vetëm të pastrehë dhe njerëz me nevoja të veçanta.
Deri më tani ka punësuar rreth 40 të pastrehë, dhe i ka lënë të vendosin në cilën mënyrë do të ndihmojnë ndonjë prej organizatave humanitare. E njëri nga të punësuarit është Alan Walton, që i ka 45 vjet dhe që për 15 vite ishte i papunë. Drew përveç sa i ka gjetur Waltonit punë, e ka ndihmuar që të rimëkëmbët dhe të mëson se nuk duhet të heqë dorë nga jeta/ Telegraf