Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi e ka cilësuar një çadër të dytë hyrjen në zgjedhjet lokale të qershorit, duke nënkuptuar si hap të radhës mos marrjen pjesë në zgjedhje.
Shehi gjithashtu ka theksuar se opozita e bashkuar të prishë këtë skaletë politike.
“Ne duam ta prishim këtë lloj skalete politike. Duam të ndërtojmë një matricë tjetër politike. Ata kanë menduar se ne do hymë në zgjedhje. Ne do ta përmbysim këtë lojë, ndryshe largimi ynë nga parlamenti nuk do të kishte asnjë lloj vlere.
Ne kemi gjykuar për rregulla të pandershme në zgjedhjet e mëdha, pse do të shkojmë tek zgjedhjet administrative?
Besoj që edhe Basha në këtë lloj linje do veprojë. Ne kemi vendosur ta prishim këtë, se ndryshe do të ishte një përsëritje, një lloj çadre”- tha Shehi.