POLICIA PRIVATE ‘ILLYRIAN GUARD’, IRONIZON VASILI: QEVERIA ËSHTË BËRË NJËSH ME MBJELLJEN E KANABISIT

Politikë

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar vendimin për të krijuar Shoqërinë “Illyrian Guard”, e cila do të jetë me kapital 100% shtetëror.

Vasili me anë të një postimi në ‘Facebook’ ironizon policinë e shtetit, duke e identifikuar me mbjelljen e kanabisit.

Vasili u bën thirrje gazetarëve dhe përfaqësueve të shoqërisë civile  që të vëzhgojnë fenomenin në mjaft zona të vendit.

Postimi i plotë:

Alarm, Mbjellja e Kanabisit ka rifilluar ne mase,qeveria eshte bere njësh me të!!!

Kjo polici në vend që të merret me krimin, në vend që të merret me kriminelët, në vend që të merret më trafikantët, në vend që të merret me Rimbjelljet masive e shume te mëdha të kanabisit, te cilat kanë rifilluar serish mbjelljet e mëdha të kanabisit me keq se ne 2015!!!

Gazetare,analiste,perfaqesues te shoqerise civile në se keni mundësi,vullnet dhe pergjegjshmeri,celularet aparate fotografike dhe kamerat e shikoni në mjaft zona te Shqipërisë.

Shkoni në qarkun e Gjirokastrës, shkoni edhe në qarqe të tjera.

Pra në vend të merret me këtë kjo polici e kapur koke e kembe nga trafiqet dhe krimi,a e di se çfarë bën kjo?

Sot kanë miratuar me VKM krijimin e një kompanie me oficerë me police të shtetit, që mund të ofrojë shërbime private të tjerëve.

Share: