Kryebashkiaku Xhelal Mziu ka përurua një ditë më parë përfundimin e rrugës ‘Monte Carlo’ në Kamëz, bashki kjo që shquhet për emrat ndërkombëtar të rrugëve dhe shesheve.
Njoftimi është shpërndarë nga vet faqa zyrtare e kryetarit Mziu, ndërsa thuhet se investimi kap një vlerë të konsiderueshme financiare, e cila përfshin një strukturë infrastrukturore që shërben si nyje lidhës e rrugëve të brendshme të lagjes nr.4 me aksin kryesor të rrugës nacionale.
I gjithë investimi është mbuluar nga buxheti i Bashkisë Kamëz ndërsa ky ka qenë një nga premtimet që kryebashkiaku Mziu i kishte premtuar banorëve të kësaj lagjeje, që do të investohej brenda këtij viti kalenderik.