Njeriu i Neandertalit i pranishëm në një ishull grek

Shkencë & jetë Sociale

Shkencëtarët zbuluan për herë të parë praninë e njeriut të Neandertalit në ishullin grek të Naksosit, që dëshmon një aktivitet njerëzor në Egje’, shumë më përpara se shkenca kishte parashikuar, sipas një studimi të ri.

“Gërmimet kanë zbuluar të dhëna të besueshme që dëshmojnë një aktivitet të lashtë kulturor të Paleolitit në pellgun e Egjeut”, sipas këtij studimi të publikuar nga gazeta “Science Advances”.

“Të dhënat theksojnë se njerëzimi arkaik dhe modern ka patur akses në Egje’ dhjetëra mijëvjeçar më parë nga sa ishte parashikuar deri tani”, shkruan ekipi i antropologëve dhe i arkeologëve.

“Përcaktimi paleodosimetrik duke përdorur efektet e rrezatimit në minerale thekson që njerëzit Neandertal ishin të pranishëm në rajon më herët se 200 000 vjet”, shtoi ai.

Që prej vitit 2013, ky ekip ekspertësh kanadez, grek, francez, serb dhe amerikan bënë gërmime në një kodër 152 metra mbi nivelin e detit në Stelida, në perëndim të Naksosit.(Atsh)

Share: